Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës që vlejnë për ditën e sotme.
Sipas njoftimit, çmimi maksimal i naftës është kufizuar në 1.76 euro për litër, ndërsa për benzinën është caktuar çmimi 1.49 euro për litër.
MINTI po ashtu ka kufizuar edhe çmimet e gazit për 0.60 euro për litër./









