Bregu i Fildishtë humbi në fund ndaj Gjermanisë, por Franck Kessie futet në historinë e “Elefantëve”

Edhe pse Bregu i Fildishtë e mbylli pjesën e parë në avantazh, Gjermania ia doli të përmbyste shifrat në pjesën e dytë dhe të fitonte 2-1.

Golin e vetëm për “Elefantët” e shënoi Franck Kessie, goli i parë për të në një Botëror. Kessie është lojtari i dytë më i vjetër në historinë e Bregut të Fildishtë, që shënon në një Botëror. Para tij qëndron vetëm legjenda Didier Drogba.

Kessie shënoi në moshën 29-vjeçare e 183 ditë. Drogba ka shënuar 32 vjeç e 101 ditë në vitin 2010.

Kujtojmë se Bregu i Fildishtë ka siguruar biletën për në raundin tjetër, edhe pse humbi mbrëmë ndaj Gjermanisë. Falë barazimit pa gola të Ekuadorit ndaj Curacaos, Bregu i Fildishtë, po ashtu edhe Gjermania janë të kualifikuar për raundin tjetër. Në ndeshjet e fundit, do të vendoset se kush prej tyre do ta mbyllë në vend të parë grupin.

The post Bregu i Fildishtë humbi në fund ndaj Gjermanisë, por Franck Kessie futet në historinë e “Elefantëve” appeared first on Telesport.