Aktori i njohur amerikan Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, janë bërë një nga çiftet më të komentuar të ditëve të fundit, pasi u panë duke shkëmbyer puthje dhe përqafime gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Belgjikës, e zhvilluar në SoFi Stadium në Kaliforni.
Fotografitë dhe videot nga tribunat u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, ku 62-vjeçari u shfaq duke e puthur partneren e tij 33-vjeçare, ndërsa të dy ndiqnin me interes takimin që përfundoi me fitoren 2:1 të Spanjës ndaj Belgjikës.
Sipas mediave të huaja, Pitt kishte veshur fanellën e Kombëtares së Shteteve të Bashkuara, ndërsa Ines de Ramon ishte veshur me ngjyrat e Spanjës. Në tribunë me ta ndodheshin edhe aktorët Javier Bardem dhe Penélope Cruz, të cilët gjithashtu po mbështesnin Spanjën.
Paraqitja e çiftit vjen vetëm pak ditë pasi ata e bënë publike lidhjen e tyre edhe në Instagram, gjatë ceremonisë së martesës së Taylor Swift dhe Travis Kelce, pas gati katër vitesh lidhje larg vëmendjes së madhe mediatike.
Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë në një lidhje që nga viti 2022, ndërsa kjo dalje publike në Botërorin 2026 ka rikthyer edhe një herë vëmendjen e mediave rozë ndaj çiftit.







