Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, është shprehur i shqetësuar për vendimi i BQK-së qe dinari serb të përdorët edhe për tre muaj.
Shala parmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti harroi që Kosova ka Kushtetutë.
Ka pyetur edhe me ironi “Kryeministër, kush e lëshoj bajrakun?”
Postimi i plotë:
BQK-ja për tre muaj shtyri përdorimin e dinarit!
Për këta tre muaj Kryeministri harron që Kosova ka Kushtetutë. Për këta tre muaj Kryeministri ka kohë që të prodhojë një krizë tjetër. Për tre muaj ka kohë të pregatisë militantët për krizën improvizuese të ardhshme.
Kryeministër, kush e lëshoj bajrakun?