Analisti Ilir Mirena tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po dëshiron me çu vendin në zgjedhje.
Sipas tij, letrat që ua dërgoi Kurti opozitës janë përsëritje e herëve të kaluara, “oferta që s’ka qare pa i refuzu”.
“AAK-së as nuk ja ka çu një sinjal, që do t’i marrin parasysh kërkesat e AAK-së. Albin Kurti nuk është i interesuar me kriju institucione, po don me çu vendin në zgjedhje, me shpresë që opozita do të jetë edhe më e lodhur, posaçërisht pas zhvillimeve që ndodhën në LDK”, tha ai.








