Boksieri shqiptar Shpëtim Shala i njohur edhe si “Timmy Shala” sonte do të luftojë për titullin e kampionit të Evropës.
Këtë e ka konfirmuar Shala përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net.
Ai do të përballet me Dominic Bosel, me të cilin kishte luftuar edhe katër vjet më parë, meç të cilin e kishte fituar në pikë Bosel, raporton MDR.
Për këtë titull do të duhej të luftonte Orial Kolaj, por një lëndim në brinjë ia pamundëson që ai të përballet me Boselin, e në momentin e fundit është vendosur që kundërshtari i sotëm i tij të ishte Shala.
“Sonte do të ndeshem për titullin e Kampionit Evropian në Halle Saale kundër Dominic Bosel. Sfiduesi i kampionit evropian (Orial Kolaj) e anuloi ndeshjen në momentin e fundit dhe unë do ta zëvendësoj atë. Meçin mund ta ndiqni live në kanalin gjerman MDR prej orës 22:35”, ka shkruar Shala në Facebook.