Një shkollë në Suedi është bllokuar plotësisht pas raportimeve për të shtëna me armë.
Sipas raportimeve thuhet se të shtënat erdhën nga një armë e llojit “automatik”.
Policia suedeze veçse ka konfirmuar se i janë përgjigjur thirrjes për kërcënim me sulm vdekjeprurës në shkollën “Risbergska” në qytetin Orebro.
Sipas njoftimit pesë persona janë qëlluar nga arma e zjarri dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.
Po ashtu në mesin e të lënduarve në këtë rast është edhe një zyrtar policor.
Media suedeze Atfonbladet raporton se spitalet lokale janë duke u përgatitur për një fluks pacientësh – me dhomat e emergjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv që po kompletohen me mjetet e nevojshme.
E banorët e zonës “Vasthaga” janë urdhëruar që të futen nëpër strehimore apo të mos dalin nga shtëpitë e tyre.