Bllokimi i mërgimtarëve: Veturat nisin të kalojnë përgjatë kufirit Kroaci-Serbi, autobusët jo (VIDEO)

Numër i madh i mërgimtarëve nga Kosova raportohet se kanë mbetur të bllokuar në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë që nga ora 02:00 e natës, pa mundur të vazhdojnë udhëtimin.

Një qytetare që ndodhet në pikëkalimin kufitar Bajakovo-Lipovac, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se situata ka ndryshuar pjesërisht.

Sipas saj, autoritetet kanë nisur të lejojnë kalimin e veturave, ndërsa autobusët vazhdojnë të mbesin të bllokuar, transmeton Klankosova.tv.

Ajo tha se, deri më tani, vetëm shtatë autobusë janë lejuar të vazhdojnë udhëtimin,  ndërsa të tjerët po presin ende në kolonë.

Qytetarja theksoi se pritjet vazhdojnë të jenë të gjata dhe vijonë qysh nga mesnata.

Klankosova.tv mbetet në pritje të një përgjigje zyrtare nga autoritetet kompetente lidhur me arsyet e situatës dhe kohën kur pritet të zhbllokohet plotësisht qarkullimi.

Bllokohen mërgimtarët në kufirin Kroaci-Serbi, nuk iu lejohet lëvizja – kërkojnë ndërhyrjen e shtetit (VIDEO)