Befason Juventus, gati oferta për kampionin e botës

Juventus është në kërkim të një portieri.

Midis profileve të Zion Suzuki dhe Guglielmo Vicario, del një emër i ri për portën e bardhezinjve.

Sipas Rai Sport, është Unai Simon, portieri i Spanjës fituese të Kupës së Botës dhe Athletic Club i përzgjedhuri i “Zonjës së Vjetër”.

Klubi torinez duket se kanë ndërmend të bëjë një përpjekje në orët e ardhshme, me lojtarin që vlerësohet në 25 milionë euro.

Kërkimi për një portier të ri ka qenë një nga prioritetet e Juventusit që nga fillimi i verës, dhe pas paraqitjeve jo shumë bindëse të Di Gregorio në miqësoret e verës, klubi bardhezi tani do ta përshpejtojë këtë proces.