Për rreth katër orë të hënën, ulëset e Kuvendit të Kosovës, i cili ende nuk është konstituuar, u mbushën nga mërgimtarët.
Disa prej tyre u ulën në vendet ku zakonisht qëndrojnë deputetët, ndërsa të tjerë shfrytëzuan mundësinë për të bërë fotografi te foltorja e Kuvendit.
Më të vegjlit mezi pritën ta shohin nga afër sallën ku merren vendimet për vendin.
Për disa prej mërgimtarëve ishte vizita e parë në Kuvend, ndërsa nuk munguan as komentet dhe vërejtjet për deputetët dhe funksionimin e këtij institucioni.
Kriza aktuale institucionale madje u krahasua edhe me një sport rekreativ, ndërsa mesazhi i përbashkët i mërgimtarëve ishte nevoja për më shumë unitet mes partive politike.
Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” do të vazhdojë deri të mërkurën, më 12 gusht.
Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë:








