Bayern duket se nuk ka nevojë për një tjetër mbrojtës të djathtë.
Sacha Boey ka shkëlqyer deri tani gjatë fazës përgatitore. Çdo ditë në stërvitje francezi është dalluar për agresivitetin e tij në fushë dhe për faktin se është proaktiv.
Edhe pse i është bërë e qartë se është nxjerrë zyrtarisht në shitje, Boey vazhdon të punojë dhe të përpiqet të bindë me paraqitjet e tij.
Mbrojtësi i krahut të djathtë, i transferuar për mbi 30 mln euro para disa vitesh, ka marrë lëvdata nga trajneri Kompany për ndeshjen e tij kundër Aston Villa në Hong Kong. Megjithatë, Bayern nuk e ka ndarë mendjen.








