Bayern ka plane të mëdha për Michael Olise. Me të marrë vesh interesin e Real Madridit për yllin francez, klubi bavarez po bëhet gati t’i ofrojë një kontratë të majme sulmuesit anësor.
Paga e tij aktuale (bruto) është rreth 16 mln euro në vit. Me kontratën e re, Bayern pritet t’i ofrojë rreth 25 mln euro në vit, shifër e nivelit të Harry Kane.
Olise do të bëhej lojtari i dytë më i paguar te Bayern, duke ia kaluar kështu gjermanit Musiala.
The post Bayern ka frikë nga Real Madrid, po përgatit një pagë monstruoze për Olise appeared first on Telesport.







