Bayern-in e zë “frika” për Olise dhe hedh sytë nga merkato. Bavarezët duan të kompletojnë dy transferime të tjera këtë verë

Bayern ka zyrtarizuar deri tani transferimin e mbrojtësit të majtë, Nathaniel Brown, për 55 milionë euro nga Eintracht Frankfurt dhe të Ismael Saibari nga PSV, po për 55 milionë euro. Marokeni luan si mesfushor me tipare sulmuese.

Ndërkohë, Kicker zbulon se klubi bavarez synon të bëjë të paktën dhe dy transferime të tjera këtë afat merkatoje. Bayern po kërkon një mesfushor qendror dhe një sulmues anësor. Emri i parë në listë për mesfushën është ai i brazilianit të Santos, Gabriel Bontempo. Klubi brazilian kërkon 50 milionë euro për të lënë të lirë 21-vjeçarin.

Përsa i përket sulmuesit anësor, Bayern dëshiron t’i paraprijë një largimi të mundshëm të Michael Olise drejt Real Madridit. Pavarësisht se objektivi i bavarezëve është të rinovojnë kontratën me francezin, dëshira e tij duket se është të transferohet te Real Madrid. Deri tani nuk përmenden emra konkret për zëvendësuesin e Olise.

The post Bayern-in e zë “frika” për Olise dhe hedh sytë nga merkato. Bavarezët duan të kompletojnë dy transferime të tjera këtë verë appeared first on Telesport.