Pas ndeshjes mes Galatasaray dhe Juventus, mbrojtësi bardhezi Pierre Kalulu foli për “Sky Sport”: “Golat vijnë gjithmonë nga gabimet tona, ndodh. Për mua gjëja më e vështirë ishte pjesa e dytë, edhe me kartonin e kuq nuk duhet të lejonim kaq shumë raste. Duhet të kuptojmë çfarë ndodhi, por futbolli të detyron ta rregullosh shpejt mendjen, sepse ka ndeshje të tjera”.
Për lodhjen fizike shtoi: “Nuk mund të fshihesh pas lodhjes në një ndeshje Champions-i. Sonte shkoi kështu, është e vështirë të kuptohet çfarë ndodhi, por duhet të ngremë kokën dhe të bëjmë më mirë”.
Kalulu u rikthye edhe tek episodi me Bastoni në ndeshjen ndaj Interit: “Isha shumë nervoz pas atij episodi, është më mirë të flasim pak sepse fjalët e tepërta nuk shërbejnë. Duhet të mendoj për fushën”. Për kërkim-faljen e Bastonit: “Nuk pashë çfarë tha. Ndeshja ka mbaruar, duhet të shohim përpara. Është vetëm për të ardhur keq”.
The post “Bastoni? Duhet të shohim përpara dhe të mos mendojmë më për këtë” appeared first on Telesport.









