Arrestimi në Zveçan: I dyshuari për sulmet ndaj KFOR-it, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës

Personi i arrestuar sot në Zveçan, Igor Markoviq lidhur me sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë në maj të vitit 2023 ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Altiana Zogaj, i njëjti ka shërbyer pranë Policisë së Kosovës deri në vitin 2022.

Hetimet ndaj tij janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rolin e tij në ngjarjet për të cilat dyshohet.

Ndërsa në fotografi të siguruara nga , shihet se Markoviq ishte edhe anëtar i ushtrisë serbe në vitin 2019.

Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale, \.

Ai dyshohet për disa vepra penale, përfshirë sulm ndaj personit zyrtar, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, si dhe rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare.