Barcelona nuk është dorëzuar për “Merimangën”. Zbulohet plani i fundit i katalanasve

Pasi siguroi Joao Cancelo dhe Rodrin, Barcelona do të bëjë edhe një përpjekje të fundit për Julian Alvarez. Plani i Barcelonës është i qartë: ky do të jetë “sulmi” i fundit për të siguruar transferimin e “Merimangës”.

Orët dhe dy-tre ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Në rast se Barcelona nuk ia del të bindë Atletico Madridin për të lënë të lirë sulmuesin argjentinas brenda kësaj jave, atëherë klubi katalanas do të tërhiqet dhe do të shyqrtojë alternativa të tjera.

Pra, plani i Barcelonës është të sigurojë Alvarezin brenda të dielës, kur nis sezonin e ri në La Liga në transfertën ndaj Elche. Edhe pse merkato mbyllet më 1 shtator, Barcelona ka vendosur të mbyllë këtë çështje brenda javës.