Barcelona heq dorë nga ideja për transferimin e kampionit të botës, për shkak të asaj që ndodhi me Nico Williams

Kampioni i botës me Spanjën, Aymeric Laporte, është një nga emrat që është përmendur shumë javën e fundit si përforcimi ideal për qendrën e mbrojtjes të Barcelonës.

Mbrojtësi 32-vjeçar ka vendosur të largohet nga Athletic Bilbao këtë verë edhe pse është nën kontratë deri në vitin 2028 dhe Barcelona dukej si destinacioni ideal për të.

Por, Mundo Deportivo zbulon se drejtuesit e Barcelonës pavarësisht se e vlerësojnë shumë Laporten-n, kanë hequr përfundimisht dorë nga ideja e transferimit të tij pasi nuk duan të kenë fare negociata me klubin e Athletic Bilbao, pas asaj që ndodhi verën e kaluar me rastin e Nico Williams. Që nga ai moment, marrëdhëniet mes klubeve janë shumë të tensionuara.

The post Barcelona heq dorë nga ideja për transferimin e kampionit të botës, për shkak të asaj që ndodhi me Nico Williams appeared first on Telesport.