Xhavit Ukajt të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është ndaluar kandidimi për deputet, pasi është i dënuar.
E vendin e tij partia e mbushi me djalin e tij, Florentin, njofton Klan Kosova.
Ish-deputeti, i tha Klan Kosovës, që vendimi për këtë zëvendësim është marrë në marrëveshje me kryetarin e degës në Prizren, e po ashtu ka marrë aprovimin edhe nga qendra, mirëpo i biri i tij është kandidat i denjë ngase qysh i ri ka qenë aktiv për partinë.
Xhavit Ukaj, në legjislaturën e fundit njihet për incidentin që kishte me Vjosa Osmanin, por që të tilla pamje nuk pret nga djali ngase thotë se ka karakter tjetër.
”Nuk e ka temperamentin tim, është aktiv, i shoqërueshëm, kam besim që ma tejkalon me vota”, tha Ukaj.
Por, kandidatura për deputet nuk ishte e planifikuar për Florentin. Ai po bëhej gati për asamble komunale në Prizren.
”Fillimisht nuk kam qenë i përgatitur për kandidat për deputet, jemi kanë tu u përgatitë për zgjedhjet komunale këtë vit ku pritej të kandidoja për asamblist”, deklaroi ai.
Çështjet me të cilat synon të merret në Kuvendin e Kosovës, nëse zgjidhet deputet, ky thotë se do të jenë ato për rini e për agroturizëm.