Avokatja e Albert Sylajt, autorit të vrasjes së Arlinda Zekajt, në seancën e sotme dëgjimore të mbajtur në Gjykatën Themelore në Pejë, ka kundërshtuar kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.
Klan Kosova raporton se avokatja Kaltrina Vuksani, e cila është caktuar të mbrojë të dyshuarin, para trupit gjykues ka deklaruar se është kundër kësaj mase sigurie.
Tërshani thotë se Vuksani ka kërkuar një masë alternative, më të butë ndaj Sylajt, duke përmendur dorëzaninë.
Megjithatë, Tërshani ka bërë të ditur se një gjë e tillë nuk është pranuar nga gjyqtari i rastit, i cili ka vendosur të aprovojë kërkesën e Prokurorisë.
Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda 48 orëve.
Albert Sylaj u ndala të martën, pak para mesnatës në Deçan, dy ditë pasi kreu krimin e rëndë ndaj ish-kunatës, Arlindës.
