Në mes të rrugës janë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Një i ri mbeti i vrarë ndërsa një tjetër u plagos në një atentat me armë zjarri në qytetin bregdetar të Vlorës në Shqipëri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të së hënës (27 maj) në fshatin Poro të Novoselës. Viktima është shtetasi S.M 22 vjeç, ndërsa është plagosur shoku i tij E. M, 32 vjeç.
Dy të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me motor kur janë qëlluar me breshëri automatiku. Policia thotë se dy të rinjve u kanë zënë pritë.
Viktimat janë pritur deri sa të kthehen për në banesat e tyre, teksa në mes të rrugës janë qëlluar me breshëri kallashnikovi , duke i lënë të dy të plagosur rëndë.
Ata janë dërguar drejt spitalit Rajonal të Vlorës, ku 22-vjeçari S.M ka ndërruar jetë, si pasojë e plagëve në trup.
Mjeti i autorëve gjendet i djegur në Bishan, pak minuta pas ngjarjes, duke përsëritur skemën e ngjarjeve të mëparshme të këtij muaji, policia ka gjetur në afërsi të fshatit Bishan një automjet tip “Benz” të djegur.
Vetëm pak km larg vendit të ngjarjes, në automjet janë gjetur të shkrumbuar edhe 2 kallashnikovë, armë qe dyshohet se janë perdorur në atentat, duke lënë pak hapësirë për ekspertizë daktiloskopike.
Policia lokale është angazhuar në një operacion të përbashkët me FNSH për kërkimin e autorëve, të cilët kanë përfituar nga erresira dhe terreni për tu larguar.
Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë 32-vjeçari, i rikthyer prej pak muajsh nga Greqia, ku ishte përshirë dhe dënuar për një seri grabitjesh. Në një prej grabitjeve në Greqi, E.M ka vrarë një avokat./oranews