Me dy golat e shënuar sot ndaj Austrisë, Lionel Messi shkon në kuotën e 18 golave në historinë e Kupës së Botës. Askush tjetër si “pleshti”.
Messi ka shënuar në gjashtë Kupa Bote: një gol në 2006, katër në 2014, një në 2018, shtatë në 2022 dhe pesë në 2026, për momentin. Nuk ka shënaur vetëm në Botërorin e Afrikës së Jugut, në vitin 2010.
I dyti mbetet legjenda e Gjermanisë, Miroslav Klose me 16 gola të shënuar. Sulmuesi gjerman ka shënuar 16 gola në katër Kupat e Botës, në të cilat luajti: pesë në 2002, pesë në 2006, katër në 2010, dhe dy në 2014.
Mbyll podiumin Ronaldo Fenomeni, i cili mori pjesë në katër Kupa Bote, por në njërën nuk luajti fare në vitin 1994. Shënoi katër gola në 1998, tetë gola në 2002 dhe tre gola në 2006.
Me 14 gola vijnë Gerd Muller dhe Kylian Mbappe. Me 13 gola është francezi Just Fontaine, i cili i shënoi të gjithë në Kupën e Botës 1958 në Suedi, i vetmi ku ai mori pjesë.
Braziliani Pele shënoi dymbëdhjetë gola në katër Kupat e Botës në të cilat mori pjesë. Dy futbollistë të tjerë legjendarë, Jürgen Klinsmann i Gjermanisë dhe Sandor Kocsis i Hungarisë, kanë nga 11 gola.
Me 10 gola janë Harry Kane (Anglia), Gabriel Batistuta (Argjentina), Teófilo Cubillas (Peru), Grzegorz Lato (Poloni), Gary Lineker (Angli), Thomas Müller (Gjermani) dhe Helmut Rahn (Gjermani).
The post Askush tjetër si Messi, ja lista me golashënuesit më të mirë në historinë e Kupës së Botës appeared first on Telesport.








