Asambleistja e PDK-së, Kaltrina Arifaj ka reaguar pas intervistave të një qytetari të dhëna në Kuvendin e Kosovë, në cilësinë e mysafirit.
Arifaj tha se i njëjti është i martuar me një grua, shtetase e Serbisë, duke e cilësuar antishqiptar.
E njëjta gjithashtu ia mohoi kredibilitetin për të treguar se si me funksionu Kosova.
Ajo shtoi gjithastu se “Kosovës i duhet më shumë përgjegjësi, institucione, kulturë demokratike jo skena që na turpërojnë para qytetarëve tanë dhe para botës”.
Postimi i plotë:
Ky person ështe dhëndërr i Serbisë, i cili edhe ka bo thirrje publike qe krerët e UCK-së me u denu.
Si erdhi dita qe disa antishqiptarë me na tregu se si me funksionu Kosova dhe si erdhi dita me u shkel kushtetuta dhe me ngjasu si dicka normale.
Pamjet e përleshjes mes qytetarëve në Kuvend janë shqetësuese dhe të papranueshme.
Qytetarët kanë të drejtë të jenë të zemëruar, të kërkojnë llogari dhe të kundërshtojnë. Por dhuna nuk është zgjidhje dhe nuk i shërben askujt, e ne vecanti kur nxitet nga ana e atyre qe nuk kane informacione te sakta se ku buron problemi
Kur institucionet humbin qetësinë dhe respektin, humbet qytetari dhe dëmtohet vetë demokracia, e kjo edhe po ndodhe sot.
Kosovës i duhet më shumë përgjegjësi, institucione, kulturë demokratike jo skena që na turpërojnë para qytetarëve tanë dhe para botës.








