As Mbappé, as Haaland; ja emri surprizë që e kryeson garën e “Këpucës së Artë”

Kylian Mbappé dhe Erling Haaland kanë shënuar nga 13 gola këtë sezon në La Liga dhe Premier League, por kjo nuk mjafton për t’iu dhënë avantazh në garën për “Këpucën e Artë”. Një tjetër lojtar ka të njëjtin numër golash; Klaemint Olsen i NSÍ Runavík në Ishujt Faroe.

Sidoqoftë, kryesuesi i vërtetë është një tjetër, me 28 gola këtë sezon, më shumë se dyfishin e Haaland dhe Mbappé. Fjala është për Darko Lemajic, sulmues serb i FC RFS në Letoni, me 28 pikë në renditje. Karriera e tij ka kaluar mes Indija, Napredak Krusevac, Riga, RFS dhe Gent, duke e bërë emrin në fjalë pothuajse të panjohur. Megjithatë, ai mund të surprizojë dhe ta fitojë “Këpucën e Artë” këtë sezon.

Duhen pasur parasysh rregullat për renditjen e “Këpucës së Artë”. Çdo gol në 5 ligat kryesore (Spanjë, Angli, Gjermani, Itali, Francë) shumëzohen me 2, e përkthyer në pikë. Goli në ligat nga vendi i 6-të deri në të 21-të vlerësohet me 1.5 pikë; të gjitha ligat e tjera me nga 1 pikë.

The post As Mbappé, as Haaland; ja emri surprizë që e kryeson garën e “Këpucës së Artë” appeared first on Telesport.