Skuadra e Arsenalit e ka eliminuar Milanin nga Europa Liga.
Klubi anglez fitoi me rezultat 3-1 kundër italianëve në “Emirates”.
Ekipi i Genaro Gatusos e nisi mirëkëtë takim, pasi në minutën e 35-të me golin e bukur nga Hakan Calhanoglu kaloi në epërsi 1-0. Por, nuk vonoi shumë, gjyqtari suedez akordoi penallti për Arsenalin.
Penalltinë e fituar në gol e shndërroi Welbeck në minutën e 39-të.
Granit Xhaka në minutën e 71-të shënoi një supergol, duke kaluar Arsenalin në epërsi 2-1.
https://www.youtube.com/watch?v=Ecd95RAd7-Y
Kurse, golin e tretë për Arsenalin e shënoi Welbeck në minutën e 86-të.
Me këtë fitore Arsenali kualifikohet në çerekfinale të Europa Ligës me rezultat të përgjithshëm 5-1.