Arsenal po përgatit çmendurinë në merkato, 250 milionë euro për dy lojtarë

Arsenal ende nuk ka bërë asnjë goditje këtë merkato, pasi londinezët po shqyrtojnë me shumë kujdes lëvizjet që do të bëjnë. Kampioni në fuqi i Premier League ka dy objektiva madhorë për këtë merkato: Morgan Rogers dhe Bruno Guimaraes.

Rogers shkëlqeu në sezonin e fundit me Aston Villan dhe transferimi i tij do t’i kushtojë londinezëve rreth 130-150 milionë euro. 23-vjeçari anglez është profili ideal për sistemin e Mikel Arteta, për të bërë lidhjen finale mes mesfushës dhe sulmit. Po ashtu, Rogers njihet për aftësitë e tij golashënuese, ku sezonin e kaluar kontriboi me 14 gola dhe 12 asiste.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm për “Topçinjtë” është Bruno Guimaraes, mesfushori brazilian i Newcastle. Dy ofertat e para të Arsenalit për të 65 dhe 75 milionë euro janë refuzuar nga “Qymyrxhinjtë”. Transferimi pritet të mbyllet për një shifër 100-120 milionë euro.

The post Arsenal po përgatit çmendurinë në merkato, 250 milionë euro për dy lojtarë appeared first on Telesport.