Arrihet gjithçka, Sandro Tonali lojtari më ri i i Tottenham. Përfiton edhe Milan. JA DETAJET

Tashmë mund të quhet e konfirmuar, Sandro Tonali është ylli më i ri i Tottenham, pasi është arritur marrëveshja mes të gjitha palëve.

Sky Sports zbulon se Tottenham ka pranuar të paguajë plot 110 milionë euro për transferimin e mesfushorit italian, i cila ka firmosur për 6 vite me klubin londinez dhe do të paguhet rreth 12 milionë euro në sezon.

Nga kjo marrëveshje përfiton edhe Milan, mbi 10 milionë euro. Kuqezinjtë përfitojnë 10% e tarifës së shitjes, sipas marrëveshjes së nënshkruar me Newcastle, kur italiani u transferua te “Qymyrxhinjtë”.

Brenda dy ditësh, Tottenham ka siguruar dy super lojtarë me një kosto totale rreth 200 milionë euro, Mateus Fernandes nga West Ham dhe Sandro Tonali nga Neëcastle.

 

The post Arrihet gjithçka, Sandro Tonali lojtari më ri i i Tottenham. Përfiton edhe Milan. JA DETAJET appeared first on Telesport.