Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit pas një pune intensive hetimore dhe operacionale, ka arritur të arrestojë një person të dyshuar për kryerjen e 7 rasteve të vjedhjeve në Prishtinë.
Puna e zyrtarëve policorë ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit:
• V.H, 23 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.
Pas intervistimit të personit të dyshuar, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje.
