Arrestohet në Durrës 29-vjeçari suedez, i kapet pistoleta në çantë

Një shtetas suedez është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri pa leje.

Ai u kap në kuadër të operacionit të koduar “Siguria”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh kanë intensifikuar kontrollet dhe patrullimet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik.

Bëhet fjalë për shtetasin suedez me inicialet O. K., 29 vjeç, ku gjatë kontrollit në çantën (marsup) që mbante me vete, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me karikator të mbushur me fishekë, që posedoheshin pa leje, \.

Për këtë rast, 29-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe arma e zjarrit, së bashku me karikatorin dhe fishekët, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.