Arrestohet 28-vjeçari në Prizren, detyroi viktimën të paguante mbi 100 mijë euro kamatë për fajde

Një person është arrestuar nga policia e Prizrenit.

E. K dyshohet se ka kryer vepren penale të fajdesë.

28-vjeçari me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës, e ngarkon me kamata mujore viktimën, kamata të cilat e kalojnë shumën mbi 100 mijë eurosh.

“Gjatë operacionit policor është kontrolluar banesa e të dyshuarit në Prizren, është arrestuar i dyshuari si dhe janë sekuestruar prova që ndërlidhen me veprën penale. Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe me aktvendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Prizren, i caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Rasti është duke u hetuar nga Sektorin Rajonal i Hetimeve -Prizren”, theksohet në njoftim.