Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Arben Gega, ka vizituar kompaninë “IPC” në Studençan, së bashku me kolegun e tij, Hajdar Beqa.
Gega ka vlerësuar kompaninë “IPC” si një nga ndërmarrjet e para në vend që pothuajse të gjithë prodhimin e saj e ka të orientuar për eksport.
Ai ka theksuar se kompani të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Kosovë.
“Bashkë me kolegun Hajdar Beqa vizituam kompaninë ‘IPC’ në Studençan, prej kompanive të para që pothuajse gjithë prodhimin e ka të destinuar për eksport dhe rrit mirëqenien në vendin tonë”, ka shkruar Gega.
Në fund të postimit të tij, kandidati i PDK-së ka kërkuar mbështetje për zgjedhjet e 7 qershorit me sloganin: “PDK 125 | Arben Gega 68”.








