Arben Gashi tregon nëse ka bisedime me Shpend Ahmetin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se në këtë parti nuk ka asnjë lloj diskutimi lidhur me ndonjë ftesë të mundshme që mund t’ia bëj Shpend Ahmetit.

Në një intervistë për Periskopin, ai ka thënë se nuk mund të flasë shumë për këtë çështje, duke shtuar se nuk mbetet të shihet si do të rrjedhin gjërat në të ardhmen. Nuk mendoj se ka një diskutim real dhe serioz për këtë çështje mes LDK-së dhe zotit Ahmeti.

“Mendoj se zhvillimet politike që kanë ndodhë mes LDK-së dhe zotit Ahmeti, ka kundërshti në mes, por në të ardhmen duhet të shohim si do të zhvillohen ngjarjet”, ka thënë Gashi.