Pas eliminimit nga Champions League dhe garës thuajse të mbyllur për titullin në La Liga, Alvaro Arbeloa do të largohet nga posti i trajnerit te Real Madrid në fund të këtij sezoni, pasi nuk arriti asnjë nga objektivat e vendosur kur mori drejtimin e klubit në mes të sezonit, pas largimit të Xabi Alonso-s.
Megjithatë, Arbeloa ka bërë një punë për t’u vlerësuar duke ditur që e mori ekipin në një moment kritik. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e Real Madridit nuk duan që Arbeloa të largohet nga klubi dhe do t’i propozojnë atij një rol të ri.
43-vjeçari mund të jetë drejtori i ri i akademisë së të rinjve për të vazhduar zhvillimin e talenteve të reja. Ai gjithashtu mund të veprojë si ndërlidhës midis klubit, presidentit dhe trajnerit të ardhshëm, një rol që e ka kryer më parë edhe Santiago Solari.
The post Arbeloa nuk do të jetë trajneri i Real Madridit për sezonin e ardhshëm, por nuk do të largohet nga klubi. Për spanjollin do të ketë një rol të ri appeared first on Telesport.









