Shkruan Jakup Krasniqi:
POLICIA DHE MEDIET HOLANDEZE A PO THONË TË VËRTETËN?!
Sot mediet tona shkruan:. Kur, jo në gjithë Holandën, por vetëm në Amsterdam brenda dite kanë qarkulluar tonelatat e DROGËS e forma të tjera të krimit të organizuar, ndërsa, shqiptarët e Shqipëria as në ëndërr, nuk e kanë parë krimin e drogën.
Nga ajo që shkruan sot portali Indeksonlain, sikur po shihet se si policia holandeze e po ashtu edhe mediet, sikur e kanë fryrë skajshmërisht problemin e shqiptarëve atje. Në një anë shkruan se: “Hetimi penal ka treguar se kryesisht njerëz me prejardhje shqiptare janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit”. Kurse pak më lartë kishin dhënë një lajm se: “në një operacion të Policisë Holandeze, e cila ka zbuluar një laborator ku rritej kanabis. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar nga Shqipëria, 2 marokenë si dhe një grua”. Nga ky lajm del se prej katër vetave, vetëm njëri është shqiptar. /https://indeksonline.net/ankohen-holandezet-shqiptaret-na-…/ Ditë më parë Ministri i PM të Shqipërisë tha: se në të gjitha statistikat zyrtare të Holandës, shqiptarët nuk janë në nivelin që po flitet e shkruhet atje (ishte parafrazim).
Është çudi sesi një vend europianë që thirret në vlera evropiane i sheh me ketë sy shqiptarët? Cila është arsyeja e vërtetë? Apo ndoshta, problemi është se shumica e shqiptarëve janë të besimit islam. Apo ndoshta individ në policinë holandeze e medie kanë ndonjë lidhje të ngushtë me qarqe kriminale në Beograd.
Por një gjë dihet, sa i përket drogës edhe holandezet janë në një ndërtesë të qelqit. Madje ndërtesa e qelqtë e drogës gjendet në Amsterdam. Duke e ditur historinë e drogës në Holandë e Amsterdam, nuk besoj që ajo histori lidhet me shkuarjen e shqiptarëve në Holandë!
Këtu unë shoh shumë pandershmëri.