Amerika ofron 25 mijë dollarë për gjetjen e vajzës shqiptare nga Shkupi që u zhduk në Holivud

Adea Shabani humbi kontaktet javën e kaluar dhe tani, miqtë dhe familja e saj, janë në kërkim të 25-vjeçares.

Autoritet amerikane kanë vendosur një shpërblim prej 25 mijë dollarësh për këdo që ka informacion për studenten shqiptare. Në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e aktores shqiptare, Adea Shabani. Autoritet amerikane kanë vendosur një shpërblim prej 25 mijë dollarësh për këdo që ka informacion për studenten shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Shqiptarja nga Maqedonia herën e fundit u pa më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Ëilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollyëood, jo shumë larg vendit ku banonte.

25-vjeçarja u largua nga Maqedonia për të studiuar aktrim dhe kishte rreth dy vite që jetonte në Los Anxhelos.