Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, me të cilën kanë biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të Turqisë me Komunën e Vushtrrisë.
“Me shefen e Misionit të diplomacisë së Turqisë në Prishtinë, ambasadoren Kiliç kryetari Tahiri ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit dhe përkrahjes së Turqisë për projekte të përbashkëta në qytetin e Vushtrrisë, si në fushën e ekonomisë, me theks të veçantë në bujqësi, kulturë dhe fusha tjera”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.
“Ndërsa, ambasadorja turke Kivilcim Kiliç, ka vlerësuar shumë bashkëpunimin e mirë që kanë me Komunën e Vushtrrisë, dhe ka folur për thellimin e këtij bashkëpunimi përmes projekteve tjera për Vushtrrinë të mbështetura nga qeveria turke”, thuhet në këtë njoftim.
“Po ashtu në këtë takim, kryetari Tahiri bashkë me zëvendësin i tij, Besim Muzaqi, e kanë njoftuar ambasadoren turke për angazhimet e Komunës së Vushtrrisë në krijimin e kushteve për investitorë të jashtëm në Vushtrri, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët”, thuhet në përfundim të njoftimit.