Garuesja e boulingut nga Kosova, Kaula Haziri, ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Kampionatit Mesdhetar të Boulingut, i cili u mbajt në Zapreshiq të Kroacisë.
Nga gjithsej 30 garuese, Haziri u kualifikua në fazën Masters së bashku me shtatë garuese të tjera.
Në fazën me eliminim direkt, ajo arriti tri fitore radhazi, duke u kurorëzuar me medaljen e artë.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, i cili ka uruar sportisten, trajnerin Nysret Haziri dhe Federatën e Boulingut të Kosovës për këtë sukses ndërkombëtar./Klankosova.tv









