Ambasadori Martin Berishaj përfundon deklaratën në Speciale, deklarohet avokati Gashi

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj ka përfunduar deklaratën e tij në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Tomë Gashi, avokati i tij mbrojtës, ka shkruar se Martin Berishaj kishte paraqitur kërkesën për të dhënë deklaratë sqaruese pas disa pretendimeve që kishin dalë në media.

“Të dashura gazetare, të dashur gazetar. Martin Berishaj qysh me 27.01.2023 ka paraqit kërkesë për të dhënë deklarate sqaruese në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me pretendimet që kanë dalë në media. Martini tashme ka dhënë deklaratë në PSRK. Deklarata e tije është konfidenciale”, shkruan Gashi në profilin e tij në Facebook.

Gashi po ashtu ka sqaruar se as ai nuk mund të deklarohet më shumë përmbajtjen e kësaj deklarate.

Ndryshe, në media më herët ishte raportuar për një aferë financiare të ambasadorit Berishaj në Slloveni.

Martin Berishaj shërben si ambasador i Kosovës në Kroaci që nga viti 2021 dhe është një nga emrat më të përfolur në stafin diplomatik./Fokusi.info/