Senatorja amerikane Joni Ernst ka përfunduar vizitën e saj në Kosovë, gjatë së cilës është takuar me drejtues të institucioneve të Kosovës dhe ka vizituar pjesëtarët amerikanë në kuadër të KFOR-it.
Sipas Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, gjatë qëndrimit në Kosovë, Ernst ka takuar ushtarët nga shteti i Iowas në Kampin “Film City”, ndërsa ka vizituar edhe Kampin “Bondsteel”, si dhe pjesëtarët e KFOR-it nga Komandën Rajonale të Lindjes dhe Grupin Mbështetës Zonal të Ballkanit.
Ernst u nderua me dy medalje, atë Presidenciale të Meritës dhe atë për Shërbim të Dalluar.
“Senatorja Ernst pati nderin të pranojë Medaljen Presidenciale kosovare të Meritës dhe Medaljen për Shërbim të Dalluar”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.
Ambasada e ShBA-së vlerësoi se takimet e senatores gjatë vizitës i kanë ofruar asaj një pasqyrë të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet aktuale në Kosovë.
“Angazhimet produktive të senatores ofruan një pasqyrë të vlefshme nga dora e parë mbi dinamikat aktuale në Kosovë dhe theksuan rëndësinë e një marrëdhënieje konstruktive mes ShBA-së dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ernst është senatore republikane nga Iowa dhe ish-pjesëtare e ushtrisë amerikane.








