Alonso merr menjëherë kontrollin e Chelsea, do të vendosë ai për blerjen dhe shitjen e lojtarëve

“Sky Sports News” mëson se Chelsea ka zhvilluar takime të shumta me Xabi Alonso ditët e fundit jo vetëm për të siguruar ardhjen e tij në krye të “blues” por edhe për të diskutuar rreth të gjitha aspekteve të punës së tij në “  Stamford Bridge”.

Struktura aktuale e udhëheqjes së futbollit në klub do të mbetet në vend. Asnjë nga drejtorët sportivë nuk do të largohet. Të gjithë ishin të përfshirë në emërimin e Alonso. Ajo që do të ndryshojë është strategjia e merkatos.

Alonso do të përfshihet në blerjen dhe shitjen e lojtarëve këtë verë. Chelsea pret të nënshkruajë tre deri në katër lojtarë, përfshirë një qendërmbrojtës. Për klubin londinez nuk ka asnjë shqetësim në lidhje me përvojën jo positive të Alonso në krye të Real Madrid.

Pavarësisht se menaxhoi atje vetëm për një periudhë të shkurtër, Alonso pati një përqindje fitoresh prej më shumë se 70%, duke fituar 24 nga 34 ndeshje. Personalitete të larta te Real Madrid i dhanë atij referenca të shkëlqyera.

Ishte ideja e Chelsea që Alonso të kishte titullin “menaxher” sepse ata ishin shumë të impresionuar nga cilësitë e tij udhëheqëse. Ai nuk kërkoi ta kishte titullin. Së fundmi, Alonso nuk është i lidhur me të luajturit me tre lojtarë në mbrojtje te Chelsea.

Spanjolli e përdori atë formacion te Bayer Leverkusen sepse i përshtatej lojtarëve që kishte në skuadrën e tij. Ai është më shumë se i lumtur të luajë me një mbrojtje me katër lojtarë dhe Chelsea do të luajë formacione të ndryshme nën drejtimin e tij.

The post Alonso merr menjëherë kontrollin e Chelsea, do të vendosë ai për blerjen dhe shitjen e lojtarëve appeared first on Telesport.