Albulena Haxhiu fton në takim nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka ftuar partitë politike në konsultime për datën e zgjedhjeve.

Klan Kosova mëson se takimi pritet të zhvillohet nesër në orën 15:00.

Haxhiu sot fillimisht e ka takuar kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin, me të cilin kanë diskutuar për procesin zgjedhor, që duhet të mbahet brenda 45 ditësh.

Kjo situatë erdhi pasi Kuvendi i Kosovës dështoi ta zgjedhë presidentin brenda afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese, e që dita e fundit ishte dje, 28 prilli.