Albin Kurti viziton në shtëpi Isa Mustafën

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka shkuar sërish për një vizitë në shtëpi kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.
Vizita e Kurtit tek Mustafa është zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa Klan Kosova merr vesh se temë diskutimi e këtij takimi ka qenë gjendja aktuale politike në vend si dhe situata në përgjithësi e subjekteve opozitare.
Rreth vizitës së sotme të Albin Kurtit në shtëpinë e Isa Mustafës, ka konfirmuar për klankosova.tv edhe zedhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.