Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë në kuadër të luftimit të shmangies së tatimit, duke inspektuar 35 autoparkingje në komunat e Gjilanit dhe Vitisë.
Sipas raportit policor, aksioni është realizuar më 17 korrik 2026 nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese: Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan.
Gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje me të cilat janë marrë institucionet përkatëse.
“SHMANGIE NGA TATIMI – Viti dhe Gjilan 17.07.2026-09:30. Me datën 17.07.2026 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese: Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), Inspektoratin Qendror të Punës (IQP) dhe Inspektoratin Qendror të Ministrisë së Tregtisë (IQMT), si dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ka realizuar një aksion inspektimi në tridhjetë e pese (35) auto parkingje në qytetet Gjilan dhe Viti. Gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje me të cilat janë marrë institucionet përkatëse”.








