Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar të martën tre persona të dyshuar, me inicialet A.A., S.D. dhe B.K.
Ata janë arrestuar mbi dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale:
- Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar;
- Financim i terrorizmit;
- Shpëlarje e parave;
- Mashtrim;
- Detyrim;
- Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse;
- Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre.
Aksioni policor u asistua nga autoritetet e FBI-së dhe nga autoritetet policore Kanadeze( RCMP), të cilat, së bashku me prokurorin e rastit, kanë qenë të angazhuar në terren gjatë zhvillimit të aksionit. Ky aksion gjithashtu u mbështet nga zyra e OPDAT nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.
Me vendim të prokurorit special, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.








