Një aksident ka ndodhur në afërsi të rrugës së ish minierës së qymyrit të fshatit Vërdovë të Pogradecit, ku si pasojë janë lënduar nëntë persona.
Të rinjtë e moshës 30-35 vjeç udhëtonin me një mjet fuoristradë, ndërsa kanë dalë nga rruga.
Mësohet se të 9 të plagosurit ishin në mjetin tip ‘Land Rover’.
Ata udhëtonin nga Kalivaçi në drejtim të Pogradecit.
Dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë edhe moti i keq./TCH/