Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku një person ka mbetur i lënduar.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, duke bërë të ditur se personi i lënduar është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
“Rreth orës 20:40 është raportuar për një aksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Të përfshirë kanë qenë dy automjete. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person”.
“Personi i lënduar, është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Hetues policorë të aksidenteve nga Njësia e Trafikut Rajonal, ju kanë përgjigjur rastit dhe kanë fillu hetimet në sqarimin e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet tutje në konfirmim.