Kosova ka pranuar rreth 7.16 miliardë euro remitanca nga diaspora gjatë periudhës 2021 – qershor 2026, por vetëm një pjesë e vogël e tyre është orientuar në prodhim dhe biznes.
Sipas Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), rreth 80 për qind e këtyre mjeteve shkojnë në konsum, patundshmëri dhe ndërtim, ndërsa vetëm 2 për qind në industri dhe prodhim vendor.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka kërkuar nga Qeveria krijimin e kushteve më të mira për investimet e diasporës, me qëllim hapjen e fabrikave, krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e eksporteve.
