Kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e partisë Raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. Abdixhiku ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për situatën politike pas zgjedhjeve dhe për domosdoshmërinë për krijimin e institucioneve të reja.
Kreu i LDK’së në takim thotë se ka theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit të qytetarëve dhe standardeve demokratike.
“Pas certifikimit të rezultateve, është e domosdoshme të ndërmerren hapat e nevojshëm për krijimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale, në shërbim të interesit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.








