Vetëm 17 vota ka qenë dallimi mes atyre që votuan pro dhe kundër shkarkimit të Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Zyrtari i kësaj partie, Berat Rukiqi, ka thënë se kanë qenë 169 vota kundër shkarkimit.
“169 kundër shkarkimit, i bjen që dështon mocioni për shkarkim. Janë numëru të gjitha, tash janë duke i nda po dhe jo”, ka thënë ai.
Ndërkohë, Nacionale ka mësuar se 152 delegatë kanë votuar pro shkarkimit të Abdixhikut.








