Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka pranuar ftesën për takim të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Abdixhiku pas takimit të kryesisë së partisë që drejton, ka thënë se LDK-ja do të jetë pjesë aktive e formimit të institucioneve të Kosovës.
“Shprehim gatishmëri që LDK-ja të jetë pjesë aktive drejt formimit të institucioneve të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.
“Sot kam marrë një letër ftesë për takim me kryetarin e VV-së në formatin një plus një, do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Le të jetë një takim i parë, do të provojë të takohem me liderë të tjerë të PDK-së e AAK-së për të kuptuar pozicionet e tyre”, ka theksuar kryetari i LDK-së.
“Ky është komunikimi i parë zyrtar që nga përfundimi i zgjedhjeve. Ne do të flasim për parime, duhet të flasim për trajtim gjithëpërfshirës”, ka thënë ai.








