Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e Bashkimit u zotua për tri gjëra: zhvillim ekonomik, demokraci dhe përfaqësim dinjitoz diplomatik.
Ai deklaroi se Kosova nuk do të zhvillohet asnjëherë përderisa nuk rrisim ambicien tonë nga lëmosha e blerja e votës me skema elektorale, drejt në investime kapitale që definojnë epokën.
“Kosova jonë nuk do të zhvillohet asnjëherë përderisa nuk e kuptojmë se në thelb të politikës është aftësia për të bërë kompromis, e jo për të përfunduar me mburrje me ushtrues detyre. Demokracia është vlerë, kriza është kokëfortësi”, tha Abdixhiku.
Prandaj sipas tij, ky bashkim duhet të jetë më shumë se veç një ngjarje. Duhet të jetë zotim.
Zotim se do ta kthejnë seriozitetin në politikë, dinjitetin në institucione dhe shpresën tek qytetarët e Republikës së Kosovës./Klankosova.tv









